“Eja te Barcelona”, Messi bind Lautaron për të shkuar te Barcelona

“Eja te Barcelona, fitojmë bashkë!”… Ka qenë ky mesazhi që gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, i ka dërguar Lautaro Martinezit gjatë një telefonate në muajin mars. Gazeta “AS” raporton se pas kësaj thirrje, sulmuesi i Interit ka nisur të mendojë për një aventurë të re në ekipin blaugrana, atje ku e pret “Pleshti”.

Sulmuesi i Interit, për respekt të tifozëve zikaltër, qëndron në heshtje dhe nuk e jep veten, por brenda tij është e madhe dëshira për të shkuar në “Camp Nou” dhe për të bërë ëndrrën realitet duke luajtur me numrin “10” të Argjentinës edhe në një klub dhe jo vetëm kombëtare.

Problemi është klauzola prej 111 milionë eurosh që Barcelona në fakt nuk është e gatshme ta paguaj ndaj dhe kërkon që të shtojë futbollistë në marrëveshje. Gjithçka mbetet e hapur, por me shumë mundësi Lautaro do të veshë fanellën blaugrana në verë.

 

SHKARKO APP