Ekipet e Superiores zbresin në fushë më 19 shtator, por vetëm për të lexuar kërkesat

Liga Profesioniste e Futbollit ka konfirmuar bojkotin dhe zbuloi hapat që do të ndjekë. Gjatë fundjavës së ardhshme, më 19 shtator, kur ishte parashikuar të luhej java e dytë e Kategorisë Superiore, skuadrat do të zbresin në fushën e lojës për t’u rreshtuar në mënyrë demonstrative dhe do të lexojnë kërkesat për qeverinë, duke u solidarizuar me to.

Më pas, lojtarët do të kthehen në dhomat e zhveshjes, duke bërë që bojkoti i futbollit të vazhdojë, deri në reagimin e qeverisë. Liga Profesioniste i ka kërkuar gjithashtu edhe komunitetit shqiptar të sporteve, shoqërisë civile dhe opinionit të bashkohen me kërkesat e saj dhe të mbështesin futbollin.

SHKARKO APP