Ekipi bie nga kategoria. Tifozët hyjnë në fushë dhe rrahin lojtarin (VIDEO)
Helsingborg pas 23-vitesh ka rënë në kategorinë e dytë të kampionatit suedez dhe tifozët e ekipit nuk e kanë pritur aspak mirë, madje kanë goditur edhe një nga lojtarët.
Lojtari quhet Jordan Larsson dhe është i biri i një nga futbollistëve shumë të njohur në futbollin evropian, Henrik Larsson, njëkohësisht edhe trajneri i Helsingborgut.
Në fillim tifozët futen në fushë dhe i kërkojnë t’i heqin fanellën futbollistit. Më pas njëri prej tyre e godet atë duke regjistruar një incident të papranueshëm për botën e futbollit.
KOHA JONË SONDAZH

