FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ekipi i Beckham bën sërish merkato te Juve, synon sulmuesin argjentinas

Devid Beckham, presidenti i skuadrës amerikane të Inter Miami, synon të bëjë goditjen “big” të merkatos së verës. Skuadra amerikane synon të sjellë në MLS sulmuesin argjentinas të Juventusit, Gonzalo Higuain. Ky i fundit, tashmë 32 vjeç, duket se nuk është në planet e trajnerit Andrea Pirlo, që kërkon emra të rinj për sulmin.

Problem për skuadrën e Beckham është paga e lartë e lojtarit, 7.5 milionë euro në sezon. Ndaj, mësohet se kanë nisur negociatat me lojtarin për të siguruar transferimin e tij në Amerikë, duke pranuar një ulje rroge. Juventus ndërkohë është gati që ta lërë të lirë futbollistin, ashtu siç bëri me Matuidi.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?