FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ekipi kuqezi mbërrin në Ishujt Faroe, nis menjëherë përgatitjet për sfidën e së martës

Pas fitores së jashtëzakonshme ndaj Moldavisë, këtë të hënë ekipi kuqezi ka nisur përgatitjet për ndeshjen e tretë eliminatore përballë Ishujve Faroe. Kuqezinjtë mbërritën të dielën në Torshavn ku zhvilluan dhe një seancë të lehtë stërvitore.

Me grupin kanë udhëtuar 24 lojtarë ndërsa jashtë listës janë lënë portieri Simon Simoni dhe mbrojtësi Adrian Bajrami, dy lojtarët që nuk u përfshinë as në listën finale për ndeshjet me Moldavinë.

Sa i përket pjesës tjetër të skuadrës siç bëhet me dije, të gjithë lojtarët në dispozicion janë në formë të mirë fizike dhe atmosfera është pozitive. Kuqezinjtë përballen këtë të martë me Ishujt Faroe në orën 20:45.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?