Ekipi ukrainas refuzon t’u japë dorën lojtarëve të Partizanit të Beogradit

Një moment me simbolikë të fortë politike dhe emocionale shënoi fillimin e ndeshjes mes Oleksandryia-s dhe Partizanit të Beogradit (0-2), e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të UEFA Conference League. Përballja u zhvillua të enjten në qytetin Katoëice të Polonisë, në një fushë neutrale për shkak të luftës në Ukrainë.

Para startit të takimit, lojtarët e skuadrës ukrainase refuzuan të përshëndesnin homologët serbë me shtrëngim duarsh. Në vend të kësaj, ata qëndruan në heshtje, të mbështjellë me flamujt kombëtarë, duke shfaqur një protestë të qartë ndaj pjesëmarrjes së Partizanit në një turne futbolli të zhvilluar në Rusi — një shtet të cilin Ukraina e konsideron agresor që prej fillimit të luftës në vitin 2022.

Ky akt i menduar mirë nga ana e klubit ukrainas nuk ishte rastësor. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri Kiril Nesterenko theksoi qartë qëndrimin e tij: “Falenderoj ushtarët tanë që na mundësojnë të jemi këtu e të përfaqësojmë vendin. Rusia është agresore. Nuk e mbështesim Partizanin për shkak të pjesëmarrjes së tyre në një turne në territorin rus. Këtë e shohim si një akt armiqësie.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përbërje të Oleksandryia-s u aktivizua edhe futbollisti shqiptar Tedi Cara, i cili mori minuta në një përballje të ngarkuar jo vetëm sportivisht, por edhe emocionalisht dhe politikisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?