Ekipit “Tirana” i ikin dritat dhe në Vlorë
Sporti E Premte, 7 Maj 2021 10:47
Sërish ikin dritat në një ndeshje ku luan Tirana. Pas ndërprerjes së energjisë elektrike në derbin ndaj Partizanit, probleme me ndriçimin e stadiumit pati edhe në Vlorë, 30 sekonda pas nisjes së takimit ndaj Flamurtarit.
Fatmirësisht, pas 5 minutash ndërprerjeje, prozhektorët u ndezën sërish dhe ndeshja Flamurtari-Tirana vijoi normalisht.
Ky takim është i vlefshëm për javën e 14 të Kategorisë Superiore.
KOHA JONË SONDAZH

