EKSKLUZIVE/ Avullojnë biletat për Shqipëri-Itali, stadiumi “Air Albania” do të jetë “sold out”

Mbrëmjen e nesërme do të luhet një ndeshje që mund të quhet si historike mes Kombëtares sonë dhe Italisë. Vendi fqinj për gjithë sportdashësit është shumë i dashur në futboll, ndaj dhe ky test është më tepër se një miqësore.

Interesimi ditët e fundit nuk është se ka qenë shumë i madh, por sot gjithçka ka ndryshuar. Si për t’i shkuar përshtat shprehjes që ne “shqiptarët e lëmë çdo gjë për momentin e fundit”, edhe sot në fakt ka ndodhur e njëjta gjë.

Brenda pak orësh thuajse janë shitur të gjitha biletat. Sipas burimeve nga Federata Shqiptare e Futbollit, deri më tani janë shitur më shumë se 19 mijë bileta. Stadiumi nesër do të jetë i gjithi “sold out”, ndërkohë që kanë mbetur për t’u shitur shumë pak bileta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri Edy Reja do të ketë një ndër ndeshjet ndoshta të fundit në krye të kuqezinjve. Shumë futbollistë do të përpiqen që të japin më të mirën, pasi shumë agjentë do të jenë të pranishëm në tribunën VIP për t’i ndjekur dhe pse jo në janar të bëjnë një lëvizje të rëndësishme për karrierën e tyre. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?