Ekskluzive/ Si duket stadiumi “Arena Kombëtare” 24 orë para finales së Conference League (VIDEO)

Nga Rozalb Lika

“Arena Kombëtare” është gati për të mirëpritur finalen historike, UEFA Conference League, e cila në fakt do të jetë e para në këtë kompeticion. 24 orë para duelit mes Romës dhe Feyenoordit gjithçka duket se është gati.

Nga një vëzhgim që patëm brenda impiantit super modern, evidentuam faktin se fusha ishte në kushte të shkëlqyera si asnjëherë më parë. Tribuna “VIP” ishte në detajet e fundit të përgatitjes, kryesisht për gazetarët dhe televizionet që do të transmetojnë LIVE ndeshjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithçka është në perfeksion, moti në kushte të shkëlqyera, atmosfera elektrizuese premtojnë për një finale që do të mbahet mend gjatë. Me siguri që po, dhe vetë Jose Mourinho e nënvizoi një gjë të tillë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama
Ekskluzive/ Si duket Arena Kombetare 24 ore para finales

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?