Ekskluzive/ Trajneri Stojkoviç habit serbët, ja takimi miqësor me përkthyesin nga Kosova që po bën xhiron e rrjetit

Shqipëria do të përballet me Serbinë nesër mbrëma, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në kuadër të ndeshjes së parë të kualifikueseve për Kampionatin Botëror. Sfida, e ngarkuar historikisht me emocione dhe simbolikë, po zhvillohet në një atmosferë të tensionuar, por gjithashtu me përpjekje për ta mbajtur sportin larg politikës.

Në prag të këtij dueli të shumëpritur, kombëtarja serbe ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar dhe ka zhvilluar seancën e parë stërvitore. Gjatë konferencës për shtyp, një moment i papritur dhe njerëzor tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve: trajneri i Serbisë, Dragan Stojković, u përshëndet ngrohtësisht me përkthyesin shqiptar nga Prizreni, Pleurant Himaduna.

Momenti u kap dhe nga gazetari i Koha Jonë Rozalb Lika. Përshëndetja e ngrohtë, e shoqëruar me përqafime dhe bisedë miqësore, krijoi një kontrast të dukshëm me atmosferën e zakonshme të përballjeve mes dy vendeve. Ndërkohë që mediat serbe nuk e pritën aspak mirë këtë sjellje nga trajneri i tyre. / Rozalb Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?