Eksod te Partizani, pas Telushit largohet dhe mbrojtësi i njohur

Nuk kanë fund largimet te Partizani. Pas zyrtarizimit të trajnerit Ilir Daja, erdhi largimi i Bruno Telushit, por nuk do të jetë i vetmi, pasi një tjetër futbollistë do të largohet.

Esin Hakaj konfirmoi në rrjetet sociale mbylljen  e bashkëpunimit me 16-herë kampionët e Shqipërisë, mbrojtësi i majtë njofton se nuk do të jetë pjesë e të kuqve për sezonin e ri.

Në një mesazh të publikuar në profilin e tij në “Facebook”, futbollisti shkodran falënderoi tifozët dhe klubin për mbështetjen e dhënë gjatë këtij sezoni.

Mesazhi i Esin Hakajt

Përshëndetje,

Sot zyrtarisht nuk jam mw lojtar i Partizanit. Dua tw falwnderoj presidentin, drejtuesit , tifozët dhe shokët e ekipet për mbështetjen. I uroj suksese ekipit të Partizanit.

Faleminderit ?❤️

 

SHKARKO APP