Ekuadori fiton me lehtësi ndaj Katarit vendas, Valencias shkëlqen me dopietë (VIDEO)
Botërori i Katarit ka nisur me emocione dhe gola. Ekuadori ka arritur që të marrë një fitore të pastër 2-0 ndaj vendasve, duke zhvilluar një ndeshje shumë të mirë.
Teknologjia VAR u bë menjëherë protagonist. Valencia arriti ta dërgonte topin në rrjetë me kokë, por gjyqtari italian Orsato mori një sinjalizim nga sistemi VAR, që pas disa minutave pritjeje vendosi ta anulonte golin për pozicion jashtë loje.
Gjithsesi goli nuk do të vononte shumë. Në minutën e 16-të, Ekuadori kalon në epërsi me një 11-metësh të fituar dhe shndërruar në gol nga Valencia.
Ylli i Ekuadorit do të realizonte një tjetëër gol në minutën e 31-të, me një goditje të bukur me kokë. Në pjesën e dytë vendasit nuk mundën që të reagonin, duke bërë disa goditje sporadike, ndërkohë që Ekuadori luajti më shumë me kundërsulme.
KATAR-EKUADOR 0-2
31’ GOOL Enner Valencia nuk di të ndalet, duke shënuar dhe golin e dytë personal, këtë herë me kokë.
16’ GOOL Ekuadori këtë herë ka kaluar në avantazh, me Valencian që këtë herë do të realizojë nga pika e bardhë
3′ Ekuadori ka shënuar golin e parë me Enner Valencia, por arbitri e ka anuluar për pozicion jashtë loje