Ekuban, reklamë Superiores nga Italia
Është padyshim zbulimi i këtij sezoni në Kategorinë Superiore. Khaleb Ekuban ka merituar në Shqipëri admirimin e të gjithëve, madje edhe të rivalëve me golat dhe klasin e tij. Ka bërë të shuhen edhe zërat skeptikë që nuk e shihnin të bënte qendërsulmuesin me 9 gola në dy fazat e para. Partizani kërkon të mbajë sa më gjatë xhevahirin e zbuluar verën e kaluar, 15 herë kampionët dhe Kategoria Superiore të cilën e konsideron në nivelin e zonës së lartë të Serisë B ka qenë për të një vitrinë mjaft e vlefshme me sirenat e merkatos që kanë filluar të bien ashtu si zilet e telefonit te Chievo, skuadër që disponon kartonin e tij, Ekuban shpërblen duke i bërë elozhe kampionatit shqiptar në arenën ndërkombëtare në një intervistë për mediat italiane.
“Thuhet që kampionati shqiptar është i dorës së dytë, ndoshta mund të jetë në krahasim me të tjera si Seria A apo La Liga, por nëse e krahason me Lega Pro apo zonën e ulët të Serisë B, kampionati shqiptar është më i mirë. Nuk është nivel i ulët sic thuhet. Përkundrazi mjafton të shohësh takimet me skuadrat e nivelit të lartë ndërkombëtar. Ky nuk është një kampionat i dorës së dytë, unë do ta vlerësoja në të njëjtin nivel me zonën e lartë tyre Serisë B”.
Me Partizanin ka treguar vlerat e tij në paraeliminatoret e Championsit, ndërsa tani flitet edhe për interesimin e Fenerbahces , skuadër së cilës i shënoi në miqësoren e pak ditëve më parë në Turqi.
“Tani për tani janë vetëm zëra të merkatos, – shprehet Ekuban duke shtuar, – nëse do të prezantohej një ofertë do të ishte bukur. Sigurisht që ndihem i kënaqur nga ky vlerësim”.
Ekuban nuk e fsheh se ëndrra e tij është që të luajë në Serinë A, një obejtiv që ja ka vënë vetes që fëmijë, ndërsa për sa i përket idhullin në aspektin futbollistik ai është Lionel Messi, në fund edhe një premtim për Partizanin kur e pyesin se cfarë objektivi i ka vënë vetes për sa i përket golave.
“Zakonisht thuhet të arrij një numër me dy shifra, shprehet Ekuban duke shtuar, – por unë jam shumë pranë këtij objektivi, ndaj do të thoja, sa më shumë që të jetë e mundur.”
KOHA JONË SONDAZH

