Elbasani bën “paqe” me Tiranën, Partizani mund Laçin dhe merr kryesimin

Elbasani dhe Tirana nuk shkojnë më shumë se një barazim 1-1, në duelin e luajtur në “Elbasan Arena”. Pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola dhe momenti më kulmor i ndeshjes ndodh në minutën e 49-të. Tirana shënon gol me Gjumsin, por pas verifikimit në VAR, goli i bardhebluve nuk vlen. Ka pasur një faull në nisje të aksionit në zonën bardheblu dhe gjyqtari Ferataj akordon 11-metërsh për Elbasanin.

Hila tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe kalon vendasit në avantazh, duke prishur festën e bardhebluve. Tirana reagoi duke shnuar golin e barazimit me Dembele. Elbasani ngjitet në kuotën e 18 pikëve, ndërsa Tirana në kuotën e 15 pikëve.

Partizani është rikthyer në vend të parë pas fitores 1-0 të arritur përballë Laçit, me golin e shënuar nga Keko në minutën e 57-të. Në minutat në vazhdim rastet nuk munguar për të dyja skuadrat, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Partizani mban vendin e parë në kuotën e 27 pikëve, dy më shumë se Vllaznia e vendit të dytë.

SHKARKO APP