Elbasani dhe Erzeni mbeten në Kategorinë e Parë, marrin licencën në Komisionin e Apelit

Elbasani dhe Erzeni kanë marrë licencën dhe sezonin e ri do të jenë pjesë e Kategorisë së Parë. Komisioni i Apelit për Licencimin e Klubeve, i ka dhënë licencën të dy skuadrave për sezonin e ri, i cili pritet të fillojë pas ndeshjeve kombëtare.

Gjithashtu skema e Kategorisë së Parë nuk do të ndryshojë as për këtë sezon, teksa do të jetë me 18 skuadra, të cilat do ndahen në dy grupe, A dhe B. Shorti për sezonin e ri do të hidhet ditën e premte më 9 tetor në orën 11:00.

Njoftimi i FSHF:

Federata Shqiptare e Futbollit është njohur ditën e sotme me vendimin e Komisionit të Apelit për Licensimin e Klubeve për ti dhënë licensën Erzenit dhe Elbasanit.

Ky komision, pasi mori në shqyrtim kërkesat e të dy klubeve të cilat kërkonin rrëzimin e vendimin të Komisionit të Licensive të shkallës së parë që kishte refuzuar licensat për të garuar në Kategorinë e Parë për sezonin 2020-2021, vendosi ti japë licensën skuadrave pasi është verifikuar se të dy klubet kanë plotësuar të gjitha kriteret e licensimit.

Skema e Kategorisë së Parë do të jetë e pandryshuar edhe në sezonin 2020-2021, me 18 skuadrat pjesëmarrëse që do të ndahen nga Grupet A dhe B. Shorti për edicionin e ri do të hidhet ditën e premte, datë 9 Tetor 2020, ora 11:00, në ambientet e Air Albania Stadium.

SHKARKO APP