Eleminatoret e europianit, vajzat kuqezi turpërohen nga Mali i Zi, 114 -56

Kombëtarja shqiptare e basketbollit për femra është mundur sot në mbrëmje 114-56 nga Mali i Zi, në ndeshjen e vlefshme për Grupin C të Eurobasket-Women 2017, që u luajt në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

Një ndeshje e komanduar nga minuta e parë deri tek e fundit nga fqinjet malazeze, që treguan klas perballe vajzat shqiptare.

Ne fushe dukeshin qarte diferencat midis dy ekipeve, dhe kjo u perthye edhe ne piket ne parket.
Diferenca prej 58 pikësh në favor të mikeshave flet qartë për nivelin e lojës, gjithnjë nën kontrollin e Malit të Zi, që korri fitoren e tretë në këto eliminatore (ka edhe dy humbje).

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa Shqipëria pësoi humbjen e pestë në këto eliminatore (asnjë fitore), e para për trajnerin Xhelal Kalaja, që mori 10 ditë më parë drejtimin e kombëtares.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mali i Zi ishte ndjeshëm më superior, duke u shkëputur 30-12 që në periodën e parë dhe thelluar avantazhin edhe në tri periodat e tjera.

Pjesa e parë e takimit u mbyll 57-26 për malazezët, që nuk e ulin ritmin edhe në çerekun e tretë, ku në përfundim të tij udhëheqin 95-43.
Kjo e bën 10-minutëshin e fundit një formalitet, me malazezët që thjesht administrojnë forcat dhe fitojnë thellë 114-56.

Shenuaeja me e emire e ekipit toni ishte Qypi me 24 pike.
Të mërkurën e ardhshme, Shqipëria do të luajë po në kryeqytet ndeshjen e fundit të eliminatoreve, teksa pret Britaninë e Madhe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?