Eliminatoret e Europianit, Shqipëria shpartallon Bullgarinë në futbollin e sallës

Shqipëria i ka nisur me këmbën e mbarë kualifikueset për Kampionatin Europian të futbollit të sallës. Kuqëzinjtë e drejtuar nga Erlind Resuli kanë mposhtur thellë 1-7 bullgarët në Varna për Europianin që do të zhvillohet në Lubjana të Sllovenisë më 30 janar – 11 shkurt 2018.
Capture7
Sfida e luajtur në Varna nuk pati histori, me ekipin tonë përfaqësues që dominoi me lojë, raste e gola.

Azem Brahimi dhe Halim Selmanaj realizuan dopieta, Ani Mullaj dhe Arbër Shkodra shënuan nga një gol kurse rezultatin përfundimtar e plotësoi autogoli i Gerenskit.
Për vendasit, goli i nderit mban firmën e Plamen Stojkovit në pjesën e parë.

Me këtë triumf Shqipëria merr kryesimin e grupit, duke lënë pas Anglinë që mposhti 6-1 Maltën në takimin tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pikërisht kundër anglezëve skuadra shqiptare do ta ketë provën e dytë të mërkurën në orën 17:30, për ta mbyllur me Maltën në të njëjtën orë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fituesi i grupit do t’u bashkohet Azerbajxhanit, Hungarisë dhe Bosnjë-Hercegovinës në raundin e dytë eliminator, nga ku do të dalë skuadra që do të shkojë në fazën finale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?