Elseid Hysaj kryeson një renditje të veçantë në Seria A
Nuk janë të pakët futbollistët që nuk kanë mundur të shijojnë festimin e një goli në Seria A. Mes tyre është edhe Elseid Hysaj, i cili edhe pse luan në një skuadër të njohur si Napoli, ende nuk ka mundur që të gjejë rrugën e rrjetës.
26-vjeçari në karrierën e tij ka veshur fanellat e dy skuadrave në Itali, Empoli dhe Napoli. Mbrojtësi i Kombëtares sonë ka koleksionuar 183 ndeshje në elitën e futbollit italianë, por pa mundur që të shënojë ende.
Duke u bazuar në këtë statistikë, Elseid Hysaj është në krye të futbollistëve që nuk kanë festuar shënimin e një goli në Seria A. Shkodrani ka qenë i pafatë pasi në shumë ndeshje i është afruar, veçanërisht nën drejtimin e trajnerit Sarri.
Në vendin e dytë qëndron Nicola Murru, i cili ka luajtur 147 ndeshje me Cagliarin dhe Sampdorian, pa mundur që të shënojë. Në vendin e tretë të renditjes është edhe Davide Santon, me 132 ndeshje në Seria A me fanellat e Interit, Cesenës dhe Romës. /R.Lika-Koha Jone/