Emergjenca nga koronavirusi, merkato e verës mund të zgjasë deri në janar

Jo vetëm kampionatet kombëtare dhe kupat evropiane, futbolli po studion çdo aspekt në funksion të rifillimit pas emergjencës së koronavirusit, duke përfshirë edhe merkaton.

Humbjet ekonomike që klubet do të regjistrojnë janë shumë të rënda, aq sa rrezikojnë mbijetesën e ekipeve në ligat e vogla, dhe pengojnë skuadrat e mëdha të bëjnë investimet e parashikuara. Kjo është arsyeja pse FIFA po mendon të zgjasë merkaton e transferimeve deri në janar.

7 muaj në dispozicion, do të jenë të mjaftueshme që të gjitha skuadrat të kenë më shumë liri për të bërë përforcimet e nevojshme. Gjithsesi vendimi përfundimtar do të merret nga FIFA në javët në vijim, pasi për momentin është vetëm një hipotezë. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP