Emergjenca nga koronavirusi, Reali dorëzon “Santiago Bernabeon”

Real Madrid ka gjetur një mënyrë për të bashkëpunuar në luftën për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Klubi merengues ka liruar stadiumin “Santiago Bernabeo” në duart e Këshillit të Lartë të Sportit, teksa do të funksionojë si një depo e madhe për të koordinuar në mënyrë logjistike ndihmat në formën e matrialeve sanitare që po merren gjatë kësaj periudhe të vështirë.

“Falë bashkëpunimit të ngushtë të këtyre dy institucioneve, stadiumi do të bëhet një hapësirë ​​e adaptuar për të ruajtur dhurime të furnizimeve sanitare të destinuara për të luftuar këtë pandemi”, tha CSD në një deklaratë.

Matrialet që do të mblidhen do të dorëzohen te autoritetet shëndetësore spanjolle, në mënyrë që të ketë një funksionim sa më efikas për sistemin shëndetësor.

Klubi i Realit në këtë mënyrë do të funksionojë si një urë lidhëse për subjektet dhe kompanitë që të kenë mundësinë e dërgimit të donacioneve në këtë qendër financiare apo materiale që ata gjykojnë të përshtatshme për t’i dorëzuar Ministrisë së Shëndetësisë. /R.Lika-Koha Jone/

 

 

SHKARKO APP