Emergjencë në mesfushë te Juventusi, dëmtohet edhe afrimi i ri i janarit
Nuk kanë fund telashet te skuadra e Juventusit. Në pritje të ndeshjes me Atalantan, shumë e rëndësishme për bardhezinjtë, më shumë lajme të këqija vijnë për Massimiliano Allegrin.
Trajneri humb një tjetër lojtar për shkak të dëmtimit, emergjenca në mesfushë vazhdon. Ndërsa McKennie kreu një pjesë të stërvitjes me ekipin sot, dhe Rabiot ende stërvitet i veçuar, Carlos Alcaraz është lojtari i radhës që mbetet jashtë fushave.
Lojtari ka pësuar një dëmtim në kofshë gjatë stërvitjes së sotme. Gjendja e tij do të rivlerësohet pas 10-15 ditësh, sipas stafit mjekësor të Juventusit, për të përcaktuar kohën e saktë të rikuperimit. Argjentinasi do të rikthehet në fushë në prill.
KOHA JONË SONDAZH

