Emergjencë totale te Juventusi, 8 mungesa kundër Aston Villa-s
Juventus është në emergjencë totale në prag të ndeshjes së radhës kundër Aston Villa-s, në program për t’u zhvilluar të mërkurën. Janë 8 lojtarë që nuk janë në dispozicion të trajnerit Motta për këtë takim.
Përveç Brmer dhe Cabal, të cilët kanë mbyllur sezonin, prej kohësh mungojnë edhe Douglas Luiz, Nico Gonzalez, Adzic, Milik, por Motta duhet të bëjnë në këtë takim edhe pa Dusan Vlahovic dhe McKennine.
Amerikani ka shfaqur probleme fizike, ndërkohë që për sulmuesin serb nuk do të rrezikohet, duke pritur fundjavën për ta parë sërish në fushë.