Emerson Palmeri i “shkel syrin” Juventusit: Dua të rikthehem në Seria A!

Emerson Palmieri dëshiron të rikthehet në Seria A. Mbrojtësi i Chelsea-t në një intervistë të dhënë së fundmi ka dalë hapur se dëshira është të kthehet në Itali. Të interesuar për mbrojtësin e majtë janë si Interi, ashtu edhe Juventusi.

“Kam qenë shumë i lumtur në Serie A, jo vetëm në aspektin profesional, por dhe kultura e Italisë, qyteti ku jetoja. Prandaj kam zgjedhur të përfaqësoj ngjyrat e kombëtares italiane. Jam shumë i lidhur me atë shtet dhe dua të rikthehem”.

Me Sarrin, luaja rregullisht dhe kishim raporte të mira. Isha i lumtur te Chelsea. Lampard është ndryshe, i ka idetë e tij të qarta dhe është shumë i admiruar nga të gjithë njerëzit që janë pjesë e Chelsea, por dhe tifozët. Një ribashkim me Sarrin? Kam punuar dhe me Conten më parë, mjafton të rikthehem në Serie A”, deklaroi Emerson Palmeri që është një nga dëshirat e klubit torinez në Torino.

SHKARKO APP