FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Emir Lenjani tek Rëne në Francë, në pritje të zyrtarizimit

Ekipi zviceran i St. Gallen ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa lojtari i kombëtares sonë që aktivizohet me këtë skuadër, Emir Lenjani, pritet të kalojë në radhët e ekipit të Rëne, për të qenë pjesë e kampionatit francez, në pjesën e dytë të garës. Trajneri i St Gallen, Jeff Saibene, ka konfirmuar arsyen e mungesës së Lenjanit, në stërvitjen e parë. Sipas tij, mesfushori i kombëtares sonë i ka kaluar testet mjekësore dhe ndodhet aktualisht në Renne. Por ende nuk ka asnjë zyrtarizim nga klubi francez, pasi bisedimet vazhdojnë mbi detaje të fundit të kontratës.  Emir Lenjani, megjjithatë, pavarësisht se ende nuk është bërë kalimi i tij tek Rënë mund të quhet lëvizja më e madhe e merkatos së janarit në kampin kuqezi. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?