Empoli nis tratativat e para për transferimin e Marash Kumbulla-s
Marash Kumbulla së fundmi ka përfunduar në radarët e Empolit. Klubi toskan është në kërkim të një mbrojtësi për sezonin e ardhshëm, që po “troket” dhe emrin i mbrojtësit shqiptar është më i lakuari orët e fundit.
Për të përforcuar këtë gjë, ka qenë vetë gazetari italian i specializuar në çështjet e merkatos Gianluca Di Marzio që ka publikuar lajmin vetëm pak minuta më parë, lidhur me transferimin e mundshëm të mbrojtësit tonë kuqezi.
Kumublla pritet të largohet nga kryeqyteti, pasi Daniele De Rossi nuk e shikon si pjesë të projektit të tij për sezonin e ardhshëm.
Gjithsesi Empoli është vetëm duke kryer sondazhe lidhur me Kumbullën. Në orët në vijim pritet pse jo të mbërrijë në dyert e klubit të Romës edhe oferta e parë për Marash Kumbullën. Kumbulla u aktivizua në formë huazimi gjysmën e dytë të sezonit të shkuar te Sassuolo.