Empoli publikon diagnozën e Ismajlit, në dyshim për sfidat e Kombëtares

Foto Andrea Bressanutti/LaPresse 16 aprile 2022 - Udine, Italia Sport, Calcio Udinese vs Empoli - Campionato italiano di calcio Serie A TIM 2021/2022 - Stadio Friuli. Nella foto: ardian ismajli autogol 1-0 Photo Andrea Bressanutti/LaPresse April 16, 2022 - Udine, Italy Sport, Soccer Udinese vs Empoli - Italian Serie A Football Championship 2021/2022 - Friuli Stadium. In the photo: ardian ismajli autogol 1-0

Ardian Ismajli ishte i pafat në ndeshjen e fundit të Serie A të Empolit ndaj Milan pasi u detyrua ta braktiste fushën e lojës në fundin e pjesës së parë për shkak të një dëmtimi. Së fundmi, klubi i Empolit publikoi edhe raportin mjekësor sa i takon mbrojtësit të kombëtares.

Në raport bëhet e ditur se 27-vjeçari vuan një dëmtim muskulor në kofshën e këmbës së djathtë, teksa klubi në njoftimin zyrtar thekson gjithashtu se tashmë Ismajli ka nisur fazën e rikuperimit.

Në raportin e Empolit nuk bëhet e ditur periudha që do të mungojë Ismajli teksa impenjimi i radhës për këtë skuadër është ndaj Bolognas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbetet për t’u parë nëse Ismajli do t’ia dalë të rikuperohet në kohë për këtë ndeshje teksa në horizont janë edhe dy miqësoret me Shqipërinë ndaj Kilit dhe Suedisë më datë 22 dhe 25 mars.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?