Ende pa mbyllur kampionati aktual, Premier League projekton datën e nisjes së sezonit 2020-21

Rikthimi në fushë më 1 qershor, për të mbyllur sezonin në korrik, ndërkohë që më 8 gusht të niset sezoni 2020-2021. Kjo është hipoteza e drejtuesve të futbollit anglez, që sipas “The Telegraph”, brenda 6 javësh do të mbyllet sezoni aktual dhe do të niset sezoni i ri.

Ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllur për shkak të emergjencës nga koronavirusi. Futbolli anglez është pezulluar të paktën deri më 30 prill, pas vendimit të  Shoqatës së Futbollit në marrëveshje me Premier League dhe Ligën angleze për të zgjatur pezullimin e planifikuar fillimisht deri në 3 prill. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP