Enea Jorgji do të vendos drejtësi në super duelin e Conference League

Një katërshe arbitrash shqiptarë në një ndër ndeshjet më të rëndësishme të mesjavës në Europë. Ajax-Aston Villa, e vlefshme për 1/8-tat e Conference League në program këtë të enjte do të drejtohet nga Enea Jorgji. Elbasanasi do të ketë si asistentë Ridiger Çokaj dhe Denis Rexha, ndërkohë që arbitër i katërt do të jetë Eldorjan Hamiti.
Padyshim që për katërshen shqiptare është një vlerësim i jashtëzakonshëm nga organet e UEFA-s, konfirmim i një rritjeje të vazhdueshme, por për Enea Jorgjin mund të konsiderohet edhe një kulm i karrierës.
Në të kaluarën ka drejtuar me sukses edhe sfida teknikisht të një niveli më të lartë, në grupet e Champions League Yang Boys-Leipzig, por për vetë faktin se kjo është një ndeshje me emra të mëdhenj Ajaksin dhe Aston Villën dy pretendente kryesore për të fituar trofeun në Conference League dhe për më tepër në një fazë knock-outi, kjo është padyshim një sfidë e rëndësisë madhore.
KOHA JONË SONDAZH

