Enrique: Dominuam në fushë, por futbolli është i padrejtë!

PSG ka pësuar një humbje të papritur në transfertë ndaj Sporting Lisbonës, duke u mposhtur 2-1 në ndeshjen e vlefshme për Champions League. Ky rezultat i ka lejuar portugezët të barazojnë me pikë parisienët në grup, megjithëse mbeten pas në diferencën e golave. Për kampionët e Europës, disfata ka lënë shije të hidhur, veçanërisht për trajnerin Luis Enrique, i cili e konsideroi rezultatin të padrejtë.

Tekniku spanjoll theksoi se skuadra e tij zhvilloi, sipas tij, ndeshjen më të mirë jashtë fushe këtë sezon, duke dominuar kundërshtarin, por pa arritur të konkretizojë rastet.

“Për mua, ishte qartësisht ndeshja më e mirë jashtë fushe e sezonit. Ne dominuam kundërshtarin, por për mua, nuk ka vetëm një ekip në fushë. Ne e meritonim ta fitonim këtë ndeshje, por ky është futbolli: zhgënjyes, shumë i padrejtë. Por për të fituar ndeshje, duhet të shënosh. Jam shumë krenar për lojtarët e mi, për ekipin. Ky është përshtypja dhe personaliteti që na duhet për të luajtur jashtë fushe. Jam shumë i sigurt për të ardhmen: me këtë karakter, jemi gati të jemi konkurrues.”

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?