Enrique: Mbappe për mua është lojtari më i mirë në botë
Kylian Mbappe po vazhdon të shënojë për Paris Saint-Germainin, ndërsa e ndihmoi gjigantin francez të fitojë në duel me Borussia Dortmundin mbrëmë në Ligën e Kampionëve.
Nënkampioni i botës në fakt ka numra të frikshëm në Ligue 1 këtë edicion, 7 gola në 4 ndeshje, ndërsa një gol në një ndeshje në Champions, shkruan “Gazeta Express”.
E për këtë, ish-futbollistin e Monacos e ka përgëzuar edhe trajneri Luis Enrique në konferencë për shtyp.
“Kylian për mua është lojtari më i mirë në botë. Por, më shumë se kualitetet e tij teknike, ajo që më ka goditur më së shumti është kualiteti i tij human. Është një kënaqësi ta kesh në dhomat e zhveshjes dhe në stërvitje, është një lider, një lider gjithmonë me buzëqeshje në fytyrë”, u shpreh trajneri spanjoll.