Enrique nuk e fsheh: I lumtur që Juvja luan dy herë ndaj Napolit
Trajneri i Barcelonës ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes kundër Granada-s. Vëmendja e tij është e përqendruar edhe te Juventus edhe pse duhen dhe 9 ditë që të përballen në “Juventus Stadium”.
“Diferenca e kalendarit është në favor të kundërshtarëve tanë, por unë jam i lumtur që brenda kësaj periudhe Juventus do të ndeshet dy herë me një kundërshtar si Napoli”, tha strategu i Barcelonës.
Ai foli dhe për skualifikimin e Lionel Messit te Argjentina.
“Më duket një vendim i pabesueshëm. Është një futbollist që nuk bën kurrë polemika dhe sjellja e tij është gjithmonë e pranueshme. E kam parë shumë mirë, pavarësisht nga skualifikimi. Eshtë stërvitur rregullisht dhe do të jetë Messi i zakonshëm në fushën e lojës”, deklaroi Enrique.
KOHA JONË SONDAZH

