Epiqendra e Bundesligës në “Allianz Arena”, Bajern Mynih sfidon Wolfsburg

Epiqëndra e javës së 14-të në Bundesligën gjermane do të jetë në “Allianz Arena” ku Bajerni i Mynihut do të sfidojë Wolfsburgun. Përveç Koman që tashmë po vuan prej kohësh nga një dëmtim, me shumë gjasa trajneri i bavarezëve Carlo Amcelotti nuk do të ketë të disponueshëm as mbrojtësin Jerome Boateng i cili nuk është rikuperuar plotësisht nga një dëmti në shpatull. Vendin e lojtarit të kombëtares gjermane do ta marrë Javi Martinez që do të luajë përkrah Hummels.

Në mesfushë, do të sistemohen Vidal, Xabi Alonso dhe Thiago, megjithatë nuk përjashtohet as mundësia e aktivizimit të Kimisch për t’i dhënë një raund pushim Alonsos. Në repartin e avancuar pritet ti besohet Ribery-s, Leëandoëskit dhe Thomas Mullerit. Wolfsburgu është në luftë për mbijetesë dhe si të mos mjaftoi forca e Bajernit, Ujqërit do të jenë edhe pa të pezulluarit, Arnold e Seguin. Nën modulin 3-5-2, pritet që trajneri Ismael të rreshtojë në sulm, Mayoral dhe Mario Gomez. Bavarezët kanë një bilanc pozitiv në kanë një bilanc pozitiv në shtepi ndaj Ëolfsburgut duke qënë se kanë fituar 18 takimet e fundit kundër “ujqërve”.

Surpriza më e bukur e këtij edicioni Rasenball Sport Leipzig do tësfidojë në transfertë Ingolstadin. Mungesat vijojnë të jenë të konsiderueshme për demat e kuq, sidomos në repartin e mbrojtjes ku të pa disponueshëm janë Papadoupulous ,Comper, Klostermam dhe Bernardo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tekniku austriak Hassenhuttl pritet të rreshtojë në prapavijë, Ilsanker, Orban, Schmitz dhe Halstenberg, kurse në sulm Do të jetë dyshja e zakonshme Ëerner-Poulsen, me Forsberg në të majtë të mesfushës. Leipzig niset një hap përpara duke qënë se Igolstadi nuk është në një moment të mirë dhe ndodhet në fundin e tabelës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këlni i Mërgim Mavrajt do të presë Borusian e Dortmundit. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare do të jetë si gjithnjë mes titullarëve, ndërsa për sa i përket verdhezinjve, jashtë janë Subotic, portieri Burki dhe Sahin, teksa në pikëpyetje është aktivizimi i Goetzes, Guerreiros dhe Kagaëas. Me shumë gjasa tekniku Thomas Thucel do t’ja besojë mesfushën 4-es Schurrle, Pulisic, Castro, Dembele me Aubameyang të vetëm në vijën e parë të sulmit. Kjo javë do të ulë si parin me një sfidë tejet tërheqëse që do të zhvillohet në Gelsenkirschen mes Schalke 04 dhe Bayer Leverkusenit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?