Episod qesharak/ Giroud harroi fanellën në dhomat e zhveshjes, pjesa e dytë nisi me vonesë …
Një episod i pazakontë ndodhi në sfidën e Grupit D mes Chelsea-t dhe Los Angeles FC, në kuadër të Botërorit të Klubeve 2025. Fillimi i pjesës së dytë u shty për disa minuta për shkak të një “harrese” të çuditshme: Olivier Giroud u paraqit për të hyrë në fushë … pa fanellën e tij me numrin 9.
Pas një pjesë të parë, ku Chelsea kaloi në avantazh falë një goli të bukur nga Pedro Neto në minutën e 34-të, trajneri i LAFC, Steven Cherundolo, vendosi të zëvendësonte Jeremy Ebobisse me sulmuesin francez. Por kur Giroud ishte gati të hynte në lojë, ai kishte veshur vetëm një fanellë të bardhë, pa emër dhe pa numër.
Arbitri ndaloi rifillimin e lojës, dhe vetëm pasi portieri rezervë, David Ochoa, vrapoi në dhomat e zhveshjes për të sjellë fanellën zyrtare.
A mund të luajë një lojtar pa numër në fanellë?
Ky moment u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke ngjallur kureshtje te tifozët: a lejohet një lojtar të luajë pa numër dhe emër në fanellë? Përgjigjja është jo. Sipas Nenit 28 të rregullores së Botërorit të Klubeve 2025, çdo lojtar duhet të ketë të vendosur numrin e tij zyrtar në fanellë dhe në pantallona, siç është përcaktuar në listën zyrtare të skuadrës.
Përjashtimi i vetëm është për portierët: ekipet duhet të kenë një fanellë të portierit pa numër dhe pa emër, e cila mund të përdoret vetëm në rast se një lojtar i fushës detyrohet të zëvendësojë portierin gjatë ndeshjes. /Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

