Episodi/ Fabregas tërheq nga fanella Saelemaekers, plas sherri dhe me Allegrin (VIDEO)

Tensione të forta pas ndeshjes mes Milanit dhe Como-s, me protagonist trajnerin kuqezi Massimiliano Allegri. Tekniku foli hapur për një episod të diskutueshëm që përfshiu edhe trajnerin e Comos, Cesc Fabregas. Allegri u ndal te një moment gjatë lojës, ku sipas tij kishte një faull të qartë ndaj Alexis Saelemaekers.

“Mendoj se kishte një faull. Në atë rast, nëse nuk gaboj, Saelemaekers po nisej në kundërsulm dhe u tërhoq nga dikush nga pankina, besoj nga Fabregas. Ai kërkoi falje? E kuptoj, por herën tjetër nëse dikush vrapon përgjatë vijës anësore, atëherë bëj edhe unë një rrëshqitje dhe hyj në fushë”, deklaroi me ironi trajneri i Milanit.

Sipas tij, reagimi i tij ishte vetëm për të mbrojtur lojtarin: “Shkova atje për të mbrojtur Saelemaekers. Lojtari pati një reagim dhe në atë moment më erdhi përballë dikush nga Como, nuk e di kush ishte, por nuk ndodhi asgjë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, përplasja mes dy trajnerëve nuk përfundoi me kaq. Raportohet se tensioni vazhdoi edhe jashtë sallës së konferencave për shtyp, ku u shkëmbyen fjalë të ashpra mes Allegrit dhe Fàbregas. Marrëdhënia mes tyre duket e krisur që prej ndeshjes së fazës së parë, kur Milani triumfoi dhe episodi i fundit vetëm sa ka shtuar përplasjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fábregas pulling Saelemakers shirt.
by
u/Claija79 in
ACMilan

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 3509 (72.2%)
Jo 1348 (27.8%)

Vota totale: 4857