Erdhi në janar, por mbrojtësi i Bayernit përfundon disa javë jashtë fushave
Sacha Boey erdhi nga Turqia te Bayerni në merkaton e janarit, por aventura e tij nuk ka nisur në mënyrën më të mirë.
Në një deklaratë në faqen zyrtare, Bayerni sqaroi se mbrojtësi i krahut, i blerë në merkaton e dimrit nga Galatasaray për 30 milionë euro, pësoi një dëmtim disi të rëndë muskulor në kofshën e majtë dhe për rrjedhojë, do të mungojë në ndeshjet e ardhshme.
Periudha e saktë e mungesës së mbrojtësit do të mësohet në ditët në vijim. Kjo është një mungesë e rëndësishme për Tuchel në këtë periudhë të trazuar të sezonit.
KOHA JONË SONDAZH

