Erik ten Hag emërohet trajner i ri i Bayer Leverkusen, zëvendëson Xabi Alonson

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar emërimin e trajnerit të ri: holandezi Erik ten Hag do të marrë drejtimin e skuadrës duke nisur nga sezoni i ardhshëm, pas largimit të Xabi Alonsos që ka firmosur me Real Madridin si pasardhës i Carlo Ancelottit.

Ten Hag, ish-trajner i Manchester United, ka nënshkruar kontratë me klubin gjerman deri më 30 qershor 2027. Ai do të nisë punën me ekipin më 1 korrik 2025, përgatitjet për sezonin 2025/26.

Në komunikatën zyrtare të klubit thuhet: “Bayer 04 ka emëruar Erik ten Hag si trajnerin e ri të skuadrës. 55-vjeçari nga Holanda ka firmosur kontratë deri më 30 qershor 2027. Ten Hag së fundmi ka drejtuar Manchester United në Premier League, ku fitoi Carabao Cup në vitin 2023 dhe FA Cup në vitin 2024 me klubin historik anglez. Ai do të nisë përgatitjet me Leverkusen më 1 korrik.”

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?