Erik ten Hag “refuzon” Bayernin: Qëndroj te Ajaxi deri në fund të sezonit
Trajneri i Ajaxit të Amsterdamit, Erik ten Hag, nëpërmjet një videoje të publikuar në faqen zyrtare të klubit holandez ka përgënjeshtruar zërat për një kalim të mundshëm në krye të Bayernit të Mynihut në Bundesligë.
“Jam shumë i lidhur me skudrën time. Mund të konfirmoj se do të qëndroj tek Ajaxi deri në fund të sezonit.”
Përveç ten Hag, emra të pëlqyer nga drejtuesit bavarezë janë edhe Massimiliano Allegri dhe Jose Mourinho. Italiani, gjithashtu e ka hedhur poshtë mundësinë për të pranuar detyrën në mes të sezonit, pasi preferon të pushojë një vit të plotë.
Drejtuesit e Bayernit pritet ta emërojnë trajnerin e ri gjatë pauzës së kampionatit për shkak të ndeshjeve eliminatore të Europianit, ndërkohë që në dy takimet e radhës kampionët e Bundesligës do të drejtohen nga ndihmës-trajneri Hans Flick.