Eriksen firmos me skuadrën e njohur të Bundesligës
E ardhmja e Christian Eriksen do të jetë në Bundesligë. Mesfushori danez ka nisur një aventurë të re, pas largimit nga Manchester United. Eriksen është prezantuar si lojtari më i ri i Wolfsburg në Gjermani. 33-vjeçari ishte lojtar i lirë, ndërsa ka firmosur kontratë për dy sezone me ekipin e ri.
Sezonin e kaluar, mesfushori u aktivizua në 35 ndeshje me Manchester United, ku shënoi pesë gola dhe gjashtë asiste. Megjithatë, pavarësisht formës së treguar, “djajtë e kuq” nuk i rinovuan kontratën, duke e lënë të largohej si lojtar i lirë.

KOHA JONË SONDAZH

