Eriksen rrëfen karantinën e tij: Mendova të flija në divanin e Lukakut ose Young!

Karantina ishte e vështirë për Christian Eriksen, futbollistin danez të Interit, që mbërriti në Itali pak para se vendi të përballej me pandeminë e Covid-19. Mesfushori u detyrua të qëndronte në karantinë larg familjes.

“Nuk dija ku të shkoja e në një moment mendova të flija për 14 ditë në divanin e Lukaku ose Young, shokët e mi të skuadrës. Por ata kanë familje, ndaj ndryshova mendim. U akomodova në strukturat e klubit, bashkë me pesë anëtarë të stafit e një kuzhinier që, ashtu si unë, preferuan të izolohen kështu”.

Ishte e sikletshme, sepse unë nuk flas akoma mirë italisht e nuk dija çfarë mund të bëhej e çfarë jo. Mendova se mund të bëja një shëtitje, por jo. Me gjithë kohën e lirë që kishim, nuk mund të bënim asgjë”, ka rrëfyer Eriksen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?