Erion Veliaj fiton betejën e parë me Armando Dukën, gjykata pezullon zgjedhjet me 2 mars

Gjykata e Tiranës ka vendosur pezullimin e zgjedhjeve te 2 marsit për kreun e FSHF. Bile kjo gjykatë sot thotë se kur nuk zbatohet një vendim gjykate ka elementë penal.

Kjo vjen pasi një tjetër vendim gjykate ka vendosur deri në hetimin e plotë të shkeljeve nga FSHF nuk mund të të vazhdojnë zgjedhjet e 2 marsit siç insiston Armando Duka, presidenti aktual i FSHF.

Ndërkohë Armando Duka dhe njerëzit e tij po vazhdojnë fushatën me synimin që të mbarojnë punë me 2 mars, por gjykata ka vendosur prerë se nuk mund të zhvillohen zgjedhjet me 2 mars.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjykata e Tiranës gjithashtu pezulloi komisionin Kokëdhima për mandatet e FSHF dhe janë bllokuar procedurat e FSHF deri në gjykimet për mashtrim. Pas gjyqtares F.Osmani, edhe gjyqtari F. Kapllani pezulloi zgjedhjet e FSHF. Moszbatimi i vendimit të gjykatës ndëshkohet me 2-3 vite burg për shkelësit. Gjithashtu, moszbatimi i vendimit nga FSHF është shkelje penale

Swiss Digital Mobile Reklama

Erion Veliaj që po kryeson lobimin për zgjedhje korrekte në FSHF, ka fituar sot betejën e parë siç pohon ai me “mafien e futbollit”.

Por beteja vazhdon egër mes dy botëve, njera e ligjit dhe tjetra e krimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?