Erjona: Ribashkimi me Xhemailin? S’më pëlqen supa që ngrohet disa herë!

Erjona Sulejmani, ish-bashkëshortja e Blerim Xhemailit, është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale. Ajo është një anase e Interit, ndaj dhe këtë të diel do të jetë në stadium për të ndjekur duelin ndaj Juventusit.

 

Ajo pati përgjigje për ndjekësit në rrjetet sociale edhe mbi pyetjen nëse martesa me Xhemailin përfundoi për arsye tradhtie: “Jo, jo, nuk ishte ky motivi”!

Ndërkohë që më pas ndjekësit janë bërë kurioz nëse Erjona do të ribashkohet me Xhemailin: “Është një pyetje që ma bëni gjithmonë, po përgjigjem një herë e mirë për të gjithë. Nuk më pëlqen t’i përsëris gjërat në jetën time dhe aq më pak të besoj te supa që ngrohet disa herë. Ne e respektojmë njëri-tjetrin për rolin që kemi si prindër të Luanit”.

SHKARKO APP