Ernest Muçi mund të transferohet në Seria A, ja klubi që ka interesim konkret!

A do të jetë Muçi lojtari i radhës së Kombëtares që do të kalojë në Seria A?

Merkato e futbollistëve shpeshherë zvarritet për muaj të tërë pa rezultate konkrete, por në disa raste marrëveshjet mbyllen shpejt, sidomos kur futbollistët janë drejt fundit të kontratës. Një situatë e tillë mund të favorizojë Genoa-n, që është gati të hyjë në garë për mesfushorin shqiptar Ernest Muci.

Futbollisti 23-vjeçar aktualisht aktivizohet me Trabzonspor-in në huazim, ndërsa kartoni i tij i përket Besiktas-it. Në fund të këtij sezoni, Mucit i mbetet vetëm një vit kontratë me klubin turk, gjë që i jep “Grifonit” mundësinë për të provuar ta marrë me një marrëveshje përfundimtare.

Muci është një mesfushor ofensiv, i aftë të luajë edhe si anësor në të dyja krahët, një profil që i përshtatet kërkesave taktike të trajnerit Patrick Vieira. Për Genoa-n, ai shihet si një përforcim interesant dhe me potencial për të bërë diferencën në Serie A. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?