Ernest Muçi nis stërvitjen me Besiktas, ja numri që do të mbajë
Ernest Muçi ka nisur sot stërvitjen me skuadrën e Besiktas. Gjigantët turq paguan 8 milionë euro për shërbimet e tij, 800 mijë nga të cilat do të shkojnë për Tiranën e cila ruan 10% të kartonit.
Lojtari ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2027 dhe do të paguhet 1.8 milionë euro në sezon. Muçi foli për herë të parë si lojtar i Besiktas.
Ai shprehet se është shumë i lumtur që ndodhet te Besiktas, duke shtuar se e ka patur ëndërr që të jetë pjesë e një klubi të madh, diçka që e ktheu tani në realitet. Muçi do mbajë në fanellë numrin 23, teksa u prezantua sot nga drejtuesit e klubit turk.

KOHA JONË SONDAZH

