Ernest Muçi nuk di të ndalet, gol dhe asist në Superligën turke (VIDEO)

Ernest Muçi po vazhdon të tregojë formë fantastike te Trabzonspor në Turqi. Pas paraqitjeve të mira në Kupë, sulmuesi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës edhe në kampionat, duke ndihmuar skuadrën e tij të marrë një fitore të thellë 3-0 në transfertë ndaj Samsunspor.

Muçi shënoi golin e tretë në minutën e 90-të nga pika e bardhë, duke vulosur rezultatin për “Giresunlët”. Përveç golit, 24-vjeçari kontribuoi edhe te goli i parë të ekipit, kur asistoi Onuachu-n në minutën e 23-të.

Ky është goli i 12-të i Muçit në sezonin aktual, duke përfshirë kampionatin dhe Kupën, dhe vazhdon të bëjë diferencën te Trabzonspor. Klubi turk ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij nga Besiktas, dhe performancat e tij po rrisin interesin për ta bërë këtë transferim të përhershëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?