Eros Grezda, risia e Kombëtares për ndeshjet e radhës

Eros Grezda do të jetë risia e Kombëtares për ndeshjet me Lihtenshteinin dhe Spanjën, në 6 dhe 9 tetor.

Në pritje të listës që do të shpallë trajneri De Biazi, është Lokomotiva e Zagrebit që e ka zyrtarizuar sot grumbullimin e 21 vjeçarit.

Me ane te një postimi në rrjetin social “Facebook”, klubi nga kryeqyteti kroat bën me dije se mesfushori ka marrë për herë të parë ftesë nga përfaqësuesja A e Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me krenari njoftojmë se Eros Grezda, deri tani pjesë e Shqipërisë U- 21, është thirrur për herë të parë nga ekipi A i Shqipërisë për ndeshjet kundër Lihtenshteinit dhe Spanjës”, thuhet në postimin e Lokomotivës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?