Është 40 vjeç, por Modric ndaj Napolit ishte lojtari i dytë që kishte vrapuar më shumë

Kur Luka Modric firmosi për Milanin këtë verë, pyetja e madhe që qarkullonte ishte: Si do të reagojë fizikisht në një moshë të tillë 40 vjeç?

Përgjigjja ka ardhur në fushë. Kroati ka treguar se ende është një lojtar elitë, duke bindur edhe më skeptikët. Në sfidën ndaj Napolit, Modric ishte ndër më të spikaturit: regjistroi 11.094 kilometra të vrapuara, duke qenë i dyti për distancë të përshkuar pas Rabiot. Për më tepër, topi i fundit i ndeshjes në minutën e 97-të ishte pikërisht i tij.

Statistikat e publikuara nga La Gazzetta dello Sport e vendosin Modric në krye të shumë klasifikimeve të Serie A pas pesë javësh: është i pari për pasime të sakta (300), pasime të sakta në gjysmëfushën kundërshtare (169), pasime filtrante (46), ndërprerje aksionesh (10) dhe topa të rikuperuar (31). Ai ka marrë pjesë në 6 nga 7 ndeshje, duke qëndruar në fushë 449 minuta nga 630 të mundshëm – një mesatare prej 64 minutash për ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Real Madrid minutazhi i tij kishte pësuar ulje-ngritje vitet e fundit, por edhe sezonin e fundit ai kishte qenë protagonist: 1.820 minuta në La Liga, 646 në Champions League dhe 338 në Kupën e Mbretit, përveç paraqitjeve në Superkupa dhe Botërorin e Klubeve.

Swiss Digital Mobile Reklama
Është 40 vjeç, por Modric ndaj Napolit ishte lojtari i dytë që kishte vrapuar më shumë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?