Espanyol dhe Kumbulla ndalin Atletico Madridin në La Liga

Atletico Madrid nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Espanyol. Katalanasit bënë surprizën duke ndalur pretendentët për titull, në një sfidë ku si titullar luajti edhe mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla.
Madrilenët e nisën ndeshjen shumë mirë dhe e mbyllën pjesën e parë në avantazh minimal, pas golit të shënuar nga Azpilicueta.
Në pjesën e dytë, Espanyol barazoi shifrat me Puado në minutën e 71-të. Kjo është ndeshja e tretë radhazi pa fitore për “Los Colchoneros”, që mbajnë vendin e tretë me 57 pikë, 6 më pak se Barcelona kryesuese.