ESPN: Shqipëria u eliminua në mënyrë mizore nga Europiani

Rrjeti prestigjioz ESPN shkruan se Shqipëria u largua me kokën lart nga Evropiani.

“Shqipëria u eliminua në mënyrë mizore,” shkruan ESPN.

Pasi vlerëson tifozërinë shqiptare, ESPN shkruan se “është veçanërisht zhgënjyese që dy pikat e ulëta të Kombëtares erdhën nga dy prej yjeve më të mëdhenj”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet fjalë për gabimet e Etrit Berishës dhe Lorik Canës në ndeshjen me Zvicrën.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Por dy gabime mendore kanë prishur shanset e ekipit për të avancuar”.

Ylli i Shqipërisë, sipas ESPN, nuk është Armando Sadiku, por Elseid Hysaj.

“Hysaj është një armë e mbrojtjes, duke luajtur aq shumë topa për ndeshje sa Andres Iniesat, Aaron Ramsey dhe David Silva, me vetëm Tony Kroos më eficent se 22-vjeçari”.

Teksa flet për leksionet e mësuara, ESPN shkruan se nga perspektiva futbollistike, futja e Memushajt në dy ndeshjet e fundit ka qenë vendimi më i rëndësishëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?