Esposito transferohet te Cagliari, ja sa do të përfitojë ekipi zikaltër
Sebastiano Esposito është futbollisti më i ri i Cagliarit. Sulmuesi italian ka kryer vizitat mjekësore në “Villa Stuart” dhe pritet të firmosë një kontratë pesëvjeçare me klubin “kuqeblu”, me afat deri në vitin 2030.
Cagliari fitoi garën ndaj Parmës, pasi vetë lojtari preferoi destinacionin në Sardenjë. Marrëveshja me Interin parashikon huazim falas me detyrim blerjeje për 4 milionë euro, plus 40% të shumës nga një shitje e ardhshme mbi këtë vlerë. Esposito do të përfitojë 750 mijë euro në vit, me bonuse të lidhura me paraqitjet e tij dhe të skuadrës.
Pas pjesëmarrjes në Botërorin e Klubeve me Interin në SHBA, sezoni i kaluar e pa 22-vjeçarin të aktivizohej në 37 ndeshje me Empolin në kampionat dhe Kupën e Italisë, duke shënuar 10 gola dhe dhënë 2 asiste. Tani, sulmuesi është gati të nisë një aventurë të re në Serie A me fanellën e Cagliarit.
KOHA JONË SONDAZH

