Etrit Berisha, lojtari më i mirë i SPAL këtë sezon

Etrit Berisha është futbollisti më i mirë i SPAL-it në 7 javët e para. Mediat italiane kanë vlerësuar lart portierin e kombëtares sonë, i cili ka bërë prezantimet të shkëlqyera.

 

“Nëse ekziston një siguri në këtë fillim kampionati te SPAL, ky mund të quhet Etrit Berisha me notën mesatare 6.57. Numri një i portës është rrallë herë në ditën e tij jo të mirë, e kundërta në shumicën e rasteve është më i miri në fushë, Ashtu si në ndeshjen ndaj Juventusit. Pas tij qëndron sulmuesi Andre Petagna me mesataren 6.07”, shkruan portali i njohur TMW (tuttomercatoweb). /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP